Ferki Shala befason publikun, i kthehet muzikës pasi e la për fe

Ferki Shala, zbulon se së shpejti do të rikthehet në muzikë.
Jam duke e bërë një përgatitje, nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT ama nja 10 unë besoj që ndoshta 10-12 do të bëhen të TNT-së”, ka thënë Shala për emisonin n’ZOOM.
Por këngën e plotë s’do e këndojë, sepse pati një ndërhyrje në fyt dhe thotë se zëri nuk i punon më njësoj.
- Qëllohet për vdekje një gazetar afganNjë gazetar afgan është qëlluar për vdekje në një pritë makine në provincën qendrore Ghor të Afganistanit. Ky është profesionisti
- Turqia shënon rastet e para të variantit të ri të koronavirusitTurqia i ka regjistruar rastet e para të koronavirusit të premten, ndonëse autoritetet theksuan se janë marrë të gjitha masat
- Zyrtari i PDK’së thotë se Vjosa Osmani ua vodhi sloganin “Guxo”Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar Vjosa Osmanit, pas zyrtarizimit të sloganit të listës së
- Gjenden të vdekura dy motra në Tiranë, 59-vjeçari qëllon bashkëjetuesen dhe motrën e sajPolicia e Shqipërisë ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Astir që si fillim u raportua si plagosje me
- Gjenden të vdekura dy motra në Tiranë, 59-vjeçari qëllon bashkëjetuesen dhe motrën e sajPolicia e Shqipërisë ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Astir që si fillim u raportua si plagosje me
Nuk kam mundësi me këndu ashtu teknikisht, por me vija më të lehta mundem me këndu. I kam bërë do mostra për disa këngë dhe i tregova Nexhatit dhe këngëtarit që tash është në TNT, Bekimit, që ndoshta nuk është keq një bashkëpunim ta bëjmë.”, shtoi ai.
Por a është haram që ai pasi e la muzikën për hirë të përkushtimit ndaj fesë, të kthehet përsëri?
“Nuk është e obligueshme që vetëm ilahi të këndohet. Ne kemi të drejtë që të këndojmë edhe ndonjë këngë të vjetër popullore ashtu qysh i këndojnë ashtu që edhe unë e shpreha dëshirën edhe jam duke e bërë përgatitje që nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT”, tregon ai.

Dy muaj më parë atij iu publikua një video e cila u bë virale në internet, ku shihej Shala me solistin e tanishëm të grupit TNT duke kënduar baladën ‘Kujtimet’.
Mjaftoi kohëzgjatja e një videoje një minute, që të vërshonin komentet që dëshironin kthimin e tij në muzikë. E ato komente e shtynë Shalën që të vazhdojë dhe bën të ditur që ndër këngët që do t’i këndojë tash është edhe kjo baladë. Vite më parë artisti braktisi muzikën pasi veten gjeti diku tjetër, rrugën e fesë islame.