Diplomatët e SHBA-së dhe Francës vijnë në Moskë për t’u njoftuar me marrëveshjen për Nagorno-Karabahun

Uashington, 17 nëntor – Diplomatët e SHBA-së dhe Francës nesër do të mbërrijnë në Moskë për të kuptuar më shumë detaje rreth marrëveshjes për Nagorno-Karabahun, njoftoi sot MPJ-ja ruse.

Si garantues të kësaj marrëveshje, Rusia dhe Turqia deri më tani nuk kanë dërguar detaje specifike në lidhje me atë se çfarë përmban vetë marrëveshja e armëpushimit. SHBA-ja dhe Franca kanë kërkuar më parë që të informohen drejtpërdrejt për detajet. Francezët besojnë se ka paqartësi në lidhje me kushtet e armëpushimit.

Në përgjigje të kësaj, Ministri i Punëve të Jashtme ruse, Sergej Llavrov deklaroi se ishte i befasuar kur dëgjoi deklarata të tilla nga SHBA-ja sepse detajet e marrëveshjes ishin dërguar tashmë përmes kanaleve diplomatike.

Lidhur me kërkesën e Francës, Llavrov theksoi se në dhjetë ditët e fundit, presidentët e Rusisë dhe Francës kishin biseduar dy herë për këtë temë “në mënyrë më të detajuar”. Gjithashtu, bisedime për këtë kishte edhe midis tij dhe homologut të tij francez.

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi sot se amerikanët dhe francezët “nuk duhet t’i fryjnë buzët” sepse marrëveshja u bë pa ata. Ai e vlerësoi interesin dhe pjesëmarrjen e tyre në përpjekjet e mëparshme për të gjetur një zgjidhje.

Putini theksoi se bëhet fjalë për fatin e miliona njerëzve. Ndërsa javën e kaluar ai zbuloi se në konfliktin ushtarak për mosmarrëveshjen territoriale rreth Nagorno Karabahut midis Armeninë midis dhe Azerbajxhanit, që filloi në shtator, e kanë humbur jetën rreth 4.000 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *