Filipçe: Nuk kemi nevojë për orë policore

Shkup, 17 nentor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot sqaroi se pse momentalisht nuk është e nevojshme vendosja e orës policore. Ai potencoi edhe rëndësinë e respektimit të masave për shkak të trysnisë ndaj sistemit shëndetësor dhe mushjes së kapaciteteve spitalore si dhe mungesës së kuadrit mjekësor.

Sipas analizave, bartja e virusit është zvoglëruar, që do të thotë se nëse një person i infektuar me COVID-19 më herët ka infektuar mesatarisht 1.5 persona, tani bartja e virusit është më pak se 1 person. Filipçe sqaroi se masat japin rezulatete, por paralajmëroi se virusi në çdo moment mund të pëkeqësojë gjendjen.

“Reparte të ndryshme tani trajtojnë pacientë me coronavirus”, tha ministri Filipçe.

Ai tha se për dallim nga pranvera dhe vera, kjo periudhë ka bartje të madhe ndërsa masat në fuqi japin rezultat.

“Për çdo ditëe ndjekim gjendjen në terren, dhe nëse ka envojë dhe hapësirë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Ministria e Shëndetësisë do të rekomandojë masa të tjera kufizuese. Masë e ardhshme do të ishte edhe ora policore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *