Sanksionohen 235 shoferë në Shkup, prej të cilëve 22 për vozitje pa patentë shoferi

Shkup, 17 nëntor – Policia gjatë ditës së djeshme gjatë kontrolleve të aksionin në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 235 gjoba, mes të cilave 22 për vozitje pa patentë shoferi.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 235 masa, mes të cilave për  vozitje pa patentë shoferi 22, gjithsej 12 sanksione për parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara, për vozitje nën ndikim të alkoolit 7 sanksione, 76 masa për parkim të parregullt dhe 45 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, informojnë nga M PB.

Nga MPB potencojnë se kontrollet e përforcuara  të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët të vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë  rregullat dhe dispozitat e komunikacionit me qëllim të sigurisë më të madhe në komunikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *