Zaev: Borisov nuk me uroi për çmimin, ditët në vijim do ta telefonoj

Shkup, 17 nentor – Kryeministri Zaev në Click Plus në TV21, bëri të ditur se është diskutuar për shumë tema. Ai tha se diskutimi më i rëndësishëm ka qenë për veton bullgare mbi kornizën negociuese për fillimin e bisedimeve me BE-në. Zaev tha se është zhgënjyer dhe se sot nuk është dëgjuar me Bojko Borisov.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Borisov nuk e ka uruar për çmimin që e mori një ditë më parë për të drejtat e njeriut.

“Borisov nuk më uroi për çmimin dhe sot nuk jemi dëgjuar me njëri tjetrin. Mund të konfirmoj edhe një herë se bisedimet po vazhdojnë. Do ta telefonoj këto ditë. Ne vazhdojmë me ekipet për të gjetur zgjidhje”, tha Zaev në Click Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *