“Dhezi dritat, ti as Serbinë nuk e njeh mirë”, Shaip Kamberi ia përlpas të vërtetën në fytyrë Vulinit

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar ashpër Aleksandër Vulinit, i cili vazhdimisht i përshpëriste fjalën “shiftari” për shqiptarët”, shkruan Gazeta Metro.
Kamberi ka thënë se Ministri Vulin ka probleme serioze me mosdijen e tij për Serbinë, ligjet dhe vendimet e saj shtetërore. Gjithashtu, i ka përmendur Vulinit “Batajnicën” .
“Errësirë është në Batajnicë z.Vulin. Arkivat që dëshmojnë sesi kanë përfunduar kufomat e civilëve të pafajshëm nën dheun e Batajnicës i ke me gjasë në zyrat e Ministrisë suaj”, ka shkruar ndër të tjerash ai në Facebook.