Gjendja e krizës ne Maqedoninë e Veriut , numër i lart i të infektuarve.

Prej mbrëmjës së kaluar hyri ne dispozicion gjendja e krizës 30 ditore ne territoret e Maqedonisë së Veriut. Kjo e gjitha u krijua me qëllim që të mbrohen qytetarët nga pandemia e përhapur në territoret tona dhe parandalimit të tij të më tutjeshëm.

Vendimi për gjendje të krizës është me propozim të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, pas propozimit paraprak të grupit për vlerësim. Njëkohësisht, Qeveria do t’i propozojë presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendosë për pjesëmarrje të një pjese të pjesëtarëve të Armatës (lloji dhe numri i forcave dhe kapaciteteve të njësive të armatës, dedikimi dhe detyrat për të cilat kërkohen dhe kohëzgjatja e aktivitetit dhe angazhimi i njësive të armatës) në përballje me gjendjen e krizës.

Ministri i shëndetësise Venko Filipçe ne pasditën e djeshme u takua me pronarët dhe drejtuesit e spitaleve te ndyshme si Zhan Mitrev , Sistina dhe Remedika ku nëpërmjet burimeve të këtyre spitaleve do të parandalohet përhapja e pandemisë.

Drejtoria e spitaleve te kryeqytetit qëndruan pozitiv ne aspektin e ministrit tone dhe shprehen dëshirë për të ndihmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *