Ndalohet Vuçiq nuk mund ta vizitoj Kosovën

Presidentit serb Alekdaner Vuçiq i refuzohet kërkesa për të vizituar sot Kosovën. Sikurse bëjnë me dije mediat në Kosovë, stafi i mbrendshëm i presidentit Vuçiq i ka dërguar institucioneve të Kosovës, një kërkesë zyrtare për të realizuar një vizitë atje.

Ministria e Jashtme e Kosovës e ka pranuar qe ka patur një kerkes të tillë nga zyra se presidentit serb, por thotë se nuk do t’ja japë lejen për të vizituar Republikën e Kosovës. Bashkë me Vuçiq, pritej që në Kosovë të mbërrinte edhe ministri i brendshëm Aleksandër Vulin, ish-shefi i zyrës për Kosovën Marku Gjuric dhe shefi aktual i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Po kështu një kërkesë e tillë nga ana e presidentit të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi, ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit në luftën e fundit. Por vizita eshte anuluar duke mos i dhën leje vizite nga ana e republikes se Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *