Izraeli nuk i ndal sulmet sulmon sërish me raketa Hamasin në Rripin e Gazës

Izraeli ka bombarduar sërish në disa vende në Rripin e Gazës, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me raketë nga territori palestinez.

Ende nuk ka informata për të plagosur nga këto sulme. Ndonse disa grupe te organizuara militantësh operojnë në enklavën palestineze, Izraeli bën përgjegjës Lëvizjen Hamas, e cila kontrollon Gazën për sulmet e ndryshme që mund te ndodhin me anë të raketave nga territori i tyre

Lëvizja Hamas konsiderohet si organizatë terroriste gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite përmes një njoftimi për media tha se aeroplanët luftarakë dhe helikopterët, kanë sulmuar me raketa dy vende ku prodhohet municioni. Po ashtu, është sulmuar infrastrukturë nëntokësore si dhe një kompleks ku trajnohen forcat e Hamasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *