Janë paraqitur 528 amendamente për Buxhetin për vitin 2021 ne RMV

Grupet parlamentare kanë parashtruar 528 amendamente për Buxhetin për vitin 2021, për çka debati i komisionit do të fillojë nesër dhe do të zgjasë në dhjetë ditët e ardhshme.

Buxheti për vitin 2021 është pjesë e strategjisë së Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe rritje të përshpejtuar në periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2025. Në fazën inicuese të planit duhet të sigurojë rimëkëmbje ekonomike nga pasojat e pandemisë me Kovid-19, ndërsa në tre vitet e ardhshme zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *