KRRE-ja tregon çmimet për këtë javë, Euros-Super 95 lirohet për gjysmë denari

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim e ri me të cilin çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel siç ka qenë i përcaktuar me vendimin e fundit të kesaj organizate

Nga data 24.11.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 do të shitët për 59,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitët për 27,481 (denarë/kilogram)

Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 do të shitët për 61,50 (denarë/litër)

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) do të shitët për 51,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitët për 51,50 (denarë/litër)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *