Prej nesër ushtarët nëpër spitale, do t’i mbrojnë pacientët, mjekët dhe infermierët

Komadanti suprem i Armatës, përkatësisht presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet të japë dritë jeshile që armata nga nesër të fillojë me sigurimin e objekteve shëndetësore, deklaroi ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Ushtarët do t’u dalin në ndihmë policëve për ta ruajtur rendin në objektet shëndetësore, shumica prej të cilave janë covid-qendra, me qëllim që të punësuarve shëndetësorë t’u mundësojnë punë më të mirë.

“Praktikisht, ai sistem mund të jetë plotësisht funksional që nga nesër. Unë them që sistemi mbështetjes do të funksionojë ekskluzivisht me kërkesë të institucioneve shëndetësore. Nuk është një vendim që do të merret nga ushtria ose policia, por do të jetë një kërkesë e institucioneve shëndetësore”, pohoi Radmilla Shekerinska,ministre e Mbrojtjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *