Branko Cërvenkovski me apel për antaret e LSDM-së: Distancohuni nga qëndrimet e Zaevit!

Ish presidenti dhe kryeministri nga radhet e LSDM-së Branko Crvenkovski nëpërmjet një komunikate drejtuar anëtarëve të LSDM-së reagoi ndaj ndodhive te fundit të shprehura nga Zaev në intervistën për mediat bullgare. Sipas Cërvenkovskit, intervista ishte e pa pranushme dhe shkaktoi dëme dhe pasoja të mëdha për popullin maqedonas dhe shtetin. Cërvenkovski u bën thirrje anëtarëve të partisë të bëjnë të qartë se qëndrimet e kryeministrir Zaevit nuk janë as të të gjithë qeverisë dhe as të të gjithë udhëheqjes së shtetit.

“Nëse nuk ka asnjë reagim, qëndrimet e Zaevit do të bëhen qëndrime të përfaqësuara nga e gjithë LSDM-ja ndërsa të jeni të bindur se kjo do të ketë pasoja katastrofike për partinë dhe ç’është edhe më e keqja për vendin,” shkroi Cërvenkovski.

Ai gjitashtu thret që partia te bëj mbledhje dhe ta sqyrtojn rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *