Dhurohen laptopë për nxënës dhe studentë nga kategoritë e rrezikuara për ndjekje të mësimit onlajn

Asociacioni bankar i Maqedonisë në suaza të shënimit të Ditëve të shkrim-leximit financiar dhuron laptopë për studentët dhe nxënësit të cilët nuk kanë mundësi  të blejnë pajisje për ndjekje të mësimit onlajn me qëllim që t’u mundësojë në kohë ta ndjekin mësimin, dhe t’i japin provimet.

“Shkrim-leximi financiar është një nga parakushtet  për jetë cilësore, planifikim të rehatshëm të shpenzimeve  të jetës dhe sistemim të të ardhurave për çdo individ. Ne, në Asociacionin bankar të Maqedonisë veçanërisht vëmendje kushtojmë në shkrim-leximin financiar të klientëve  të anëtareve tona, bankat dhe kursimoret, dhe  investojmë resurse për përmirësimin e saj, duke filluar nga mosha e hershme e fëmijëve.  Për atë vendosëm të dhurojmë  10 laptopë për studentët dhe nxënësit të cilët nuk kanë mundësi  vetë të blejnë pajisje  për ndjekje të mësimit onlajn me qëllim që t’u mundësohet në kohë ta ndjekin mësimin, dhe t’i japin provimet”, citojnë  nga Asociacioni bankar i Maqedonisë.

Me donacion nga ABM, qasja deri te njohuritë bëhet e arritshme edhe për ato të cilët nuk ishin në mundësi të sigurojnë kompjuter, ndërsa deri para pandemisë me sukses i kanë plotësuar të gjitha obligimet në arsim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *