Shënohen 1160 raste të reja dhe 30 viktima me COVID në 24 orët e fundit

1160 raste të reja me virus korona janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nga gjithsej 2864 teste të bëra. Duke përfshirë shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka mbërritur në 58 608. Ministria e Shëndetësisë informoi për 30 viktima, të moshës nga 38 deri 84 vjeç. Numri më i lartë i tyre është regjistruar në Shkup, përkatësisht 9 dhe Manastir 6. Që nga fillimi i pandemisë numri I viktimave ka arritur në 1630.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *