Tetova vendos kabina në stacione prej 4500 euro! Në fshatin Përshevcë kabina ka kushtuar 1000 euro

Komuna e Tetovës ka nënshkruar dy kontrata për vendosjen e kabinave në stacionet e autobusëve. Njëra me kompaninë Amazon me vlerë prej 24.390 euro dhe tjetra me Eurovia me vlerë prej 16.286 euro. Për 9 kabina Komuna e Tetovës do të harxhojë 40.716 euro.

Një kabinë qytetarëve të Tetovës do tu kushtojë 4.524 euro.

AMAZON– 24 290 euro

EUROVIA– 16286 euro

9 kabina– 40716 euro

1 kabinë -4524 euro

Por vallë a është vlerë reale ky çmim i kabinave!?

Abedin Sabri nga bashkësia lokale e fshatit tha se kabina u ka kushtuar 1 mijë euro.

Abedin Sabri: “Ky nënstacion është rregulluar nga një donator i jashtëm dhe ka kushtuar me vlerë 60 mijë denarë. Është nga metali dhe anësh është me qelq është i bërë ekstra”.

Sa është perimetri?

Abedin Sabri: “Perimetri është 3.5 metra, me lartësi 2 metra dhe e gjerësi është 1.5 metra”.

Ndryshe, javën e ardhshme pritet që të zgjidhet edhe kompania që do të furnizojnë komunën e Tetovës me pesë autobusë në vlerë prej 72 milion denarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *