Sanksionohen 290 shoferë në Shkup

Gjithsej 290 masa janë shqiptuar dje vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit, midis të cilëve 33 shoferë pa patent shoferë, 16 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe nëntë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, bëri të ditur MPB-ja.

Janë shqiptuar 52 masa për parkim të parregullt dhe janë larguar 33 automjete me automjetin special “karrotrec”. Për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 33 sanksione.

“Kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në trafik”, theksojnë nga Ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *