Sydnei bëri natën më të nxehtë të nëntorit

Sydnei ka regjistruar rekordin e natës më të nxehtë të nëntorit, me temperaturat e ditës që pritet të arrijnë 40 gradë Celsius të dielën.

Qyteti australian regjistroi një temperaturë minimale brenda natës prej 25.4 gradë Celsius.

Nxehtësia ka nxitur Shërbimin Zjarrfikës të Uellsit të Ri Jugor te merret me zjarret në shumicën e pjesëve lindore dhe veri-lindore të shtetit.

Temperaturat gjatë fundjavës janë rritur gjithashtu në pjesë të tjera të vendit duke përfshirë Australinë e Jugut dhe Victoria.

Temperatura rekord e Sidneit u regjistrua në Observator Hill, në CBD. Nga ora 04:30, temperatura ishte rritur përsëri në 30 gradë Celsius.

Regjistrimi i mëparshëm në Observator Hill ishte 24.8 gradë në vitin 1967, transmeton portali VULA.INFO

Imazhet nga Sidnei tregojnë një turmë të madhe njerëzish që vërshojnë plazhin.

Departamenti shëndetësor i Uellsit të Ri Jugor u ka kujtuar njerëzve që të përmbahen në rregulloret e distancës sociale në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *