Berati nxjerr të palarat e ‘Përputhën’: Çdo gjë është me skenar, planifikohet në Snapchat

Djali nga Kosova, Berat Behramaj që ishte pjesë e emisionit Përputhën, ka nxjerr sekretet e këtij emisioni.

Përmes një shkrimi e fotoje të hedhur në Instagram, ai tha se gjërat aty nuk janë të vërteta dhe se çdo gjë është me skenar, që planifikohet në Snapchat (duke ditur se në Snap nuk ruhen bisedat më shumë se 24 orë dhe se nëse bën screenshot, vjen njoftimi për një gjë të tillë).

Madje, Berati theksoi se ka qenë Ana ajo e cila e ftoi të flisinin në Snapchat,  në mënyrë që të krijojnë shou mediatik.

Duke e quajtur Anën “hienë” Berati tha se ka qenë produksioni që i ka thënë të jap dorëheqje, por, pa e ditur ai se do ia cenonin autoritetin.

Po ashtu, Berati paralajmëroi Anën se do e hedhë në gjyq nëse kjo e fundit vazhdon të thotë se ai është gay, që sipas Beratit është gënjeshtër.

Për fjalët që i tha, Berati tha se po i bëjnë presion që ta fshijë shkrimin, por, ai nuk pranoi një gjë të tillë.

Ja shkrimi i plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *