Në Covid-Qendrat në Shkup, për 24 orë janë hospitalizuar 47 pacientë

Në 24 orët e kaluara, 47 pacientë të rinj u shtruan në kovid qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 445 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne kishte gjithsej 19 pranime edhe atë gjashtë pacientë u shtruan në spital në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre në Qendrën për kovid në Klinikën e Neurologjisë, një pacient u shtrua në Klinikën e Dermatovenereologjisë, tre pacientë në ORL, dy në Klinikën e Nefrologjisë dhe katër nga Klinikën e Sëmundjeve të Syrit.

Në qendrën e kovidit në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve dhe 9 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e kaluara, 33 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Për momentin, 20 pacientë po trajtohen në Klinikën e Lëkurës në Qendrën kovid, 31 pacientë në Klinikën e Neurologjisë dhe gjithsej 46 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin TBC. Në kovid qendrën në Klinikën për Nefrologji për momentin janë vendosur 25 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syve 15, ndërsa në ORL 26 të sëmurë.

Gjithsej 445 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për KOVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *