A do kthehen nxënesit në banakt shkollore?a ka kushte?

Nëse krijohen kushte dhe nëse gjendja nga pandemia është e volitshme, nxënësit në gjysmëvjetorin e dytë mund të kthehen në bankat shkollore, tha ministrja e arsimit, Milla Carovska. Sipas saj mënyra e deri më sotshme e zhvillimit të procesit arsimor jep rezultate dhe duhet vazhduar në atë drejtim.

Carovska thekson: “Ne zgjodhëm model hibrid, disa janë në shkollë, disa online ndërsa disa të tjerë, siç janë shkollat profesionale ku nevojitet mësim praktik janë edhe në shkollë edhe online. Unë mendoj se në këtë mënyrë duhet vazhduar edhe gjatë periudhës në vijim. Nëse krijohen kushte që të gjithë nxënësit të kthehen në shkollë, atë do ta bëjmë, megjithatë fjalën e fundit e kanë autoritetet shëndetësorë për shkak se ata i kanë njohuritë dhe konceptin për tejkalimin e pandemisë e cila paraqet problem shëndetësor për momentin”, deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Carovska theksoi se 90% të nxënësve dhe mësimdhënësve pa asnjë problem ndjekin dhe realizojnë mësim online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *