Rasti “Titanik” shtyhet për më 16 dhjetor

Seanca e ditës së sotme e caktuar për lëndën “Titanik” është shtyrë për më 16 dhjetor. Arsyeja për mosmbajtjen e kësaj seance ishte gjykimi paraprakisht i caktuar për lëndën “TNT” i udhëhequr nga i njëjti gjyqtar, Osman Shabani, si dhe fakti që në të dy lëndët akuzohet, Mile Janakievski.

Aktakuza për “Titanik” përfaqësohet nga prokurorja, Lile Stefanova.

Midis të akuzuarve për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, shkelje të së drejtës së votës dhe vepra të tjera penale janë edhe ish-ministrja, Gordana Jankulovska dhe ish-deputeti, Ilija Dimovski. Në të njëjtën kohë, në mungesë gjykohet edhe Nikolla Gruevski, i cili aktualisht ka statusin e azilkërkuesit në Hungari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *