Filipçe:Nuk do të ketë karantinë gjatë festave të fundvitit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe,thot se nuk e sheh të arsyshme të vendoset orë policore apo karantinë e plotë gjatë festave të fundvitit, sipas tij, kjo nuk do të kishte efektin e dëshiruar mirëpo nuk përjashton restrikcione tjera për objektet ku mund te ket grumbullim njerëzish.

“Mendoj se ora policore dhe karantina nuk do të kishin efekt gjatë festave të fundvitit, për shkak se tashmë kemi masa të mira të cilat në qoftë se respektohen, do të japin efekt, dhe kjo tashmë shihet. Ne kemi reduktuar faktorin e transmetimit të virusit dhe numrin e pacienëve në spitale, në raport me atë si ishte në fillim të muajit nëntor. Ndërsa orarin e punës në vendet ku mund të grumbullohen njerëz, për këtë do të diskutohet në mbledhje”, tha Filipçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *