Hassan Rohani thotë se do ta vazhdojë mbështetjen për Bashar al-Asad

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri të ditur se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Qeverinë siriane si një “aleat stretegjik” deri në “fitoren përfundimtare” në luftën civile të vendit.

Faqja zyrtare e internetit e Rohanit tha se ai i bëri të ditur në një konferenc më 8 dhjetor gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Mekdad, në Teheran. Kjo është vizita e parë zyrtare e Mekdad jashtë vendit që kur ai mori postin e tij në fund të muajit të kaluar, pas vdekjes së paraardhësit të tij, Wallid al-Muallem.

Rohani gjithashtu i tha Mekdad se Damasku duhet të vazhdonte të përballej me Izraelin “deri në çlirimin e të gjitha tokave të okupuara”, përfshirë Rrafshnaltën e Golanit, të cilat Izraeli i okupoi nga Siria në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Izraeli akuzon Iranin për ndërtimin e pranisë së tij ushtarake në Siri dhe ka goditur vazhdimisht objektet dhe pozicionet të lidhura me Iranin, të destinuara për luftëtarët e Hezbollahut në vendin e shkatërruar nga lufta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *