Evropa ka obligim që ta ruajë identitetin tonë maqedonas, porositi Zaevi

Kryeministri Zoran Zaev sot në emisionin “Utrinski Brifing” porositi se populli maqedonas dhe identiteti maqedonas janë e drejta jonë e vetëvendosjes.

“Evropa duhet të mbetet në vlerat e saj  fundamentale, vlerat evropiane, e ajo është ruajtja e të gjitha identiteteve në kontinentin evropian, ne këtu e ruajmë të gjithë identitetin evropian, detyra e Evropës është që ta ruajë edhe identitetin tonë maqedonas”, theksoi Zaevi.

Ai theksoi se optimizmi vazhdimisht po ruhet, për shkak të nevojës së krijimit të politikave të avancimit të miqësisë në rajon.

“Edhe në paraqitjen time para popullit thashë se ne jemi ndërtues, ndërtojmë miqësi, ne nuk i bëjmë dëm rajonit, nuk kemi pretendime, ne jemi popull paqedashës, politika e shtetit tonë është me të vërtetë evropiane, japim mësime të mira evropiane nga këtu, nga Ballkani Perëndimor kandidat, të cilat i mungojnë Bashkimit Evropian modern, në kontekst të debatit për buxhetin, për Poloninë, për Hungarinë dhe tema të tjera”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në “Utrinski brifing”.

Kryeministri theksoi se gjatë periudhës së kaluar vendi ka bërë gjithçka që është në kuadër të së lejuarës dhe se do të vazhdojë në atë rrugë, duke theksuar se që më 11 Tetor ka pasur rezerva drejtë Bullgarisë dhe se atëherë është theksuar se populli duhet të jetë i gatshëm sepse ka mundësi që këtë vit të mos fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare.

“Në pjesën e gjetjes së zgjidhjeve, me Bullgarinë biseduam për këtë, Bullgaria e komentoi se nuk është realizuar mjaftueshëm Marrëveshja e Miqësisë, se nuk është adekuate dinamika e realizimit të saj. Bëmë plan aksional, bëmë dinamika se si të zgjidhet kjo, klauzola të caktuara i propozuam në funksion të memorandumit, deklarata, protokoll, që të mund t’i intensifikojmë të gjitha ato aspekte. Edhe ne jemi të hapur dhe të gatshëm. Dhe e gjithë kjo nuk është refuzuar, është e pranueshme, këtu janë paraparë edhe aksione në pjesën e parandalimit të gjuhës së urrejtjes, pjesën e zbatimit të Komisionit në pjesën e librave në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut, të narracioneve të cilat ndërtojnë miqësi përgjatë personaliteteve historike ose të ngjashme”, tha Zaevi.

“Humbëse është Bullgaria, humbëse është edhe Maqedonia e Veriut, por humbës më i madh është Bashkimi Evropian, sepse u spërkat me hi, theksoi Zaevi, duke shfaqura falënderim për 26 vendet anëtare, të cilat janë unike në mbështetjen për vendin tonë si dhe Gjermaninë, e cila si kryesuese aktuale ishte plotësisht e përkushtuar në atë drejtim.

“Ka një gjë të mirë – në këto muaj pak më shumë mësuam për njëri-tjetrin – ne maqedonasit për bullgarët dhe anasjelltas. Kjo duhet të shfrytëzohet në aspekt pozitiv. Dje fola shumë hapur, sepse ende ekziston një antagonizëm i cili nuk është në funksion të miqësisë të cilën sinqerisht dëshirojmë ta ndërtojmë edhe Maqedonia edhe Bullgaria. Në rrethana të tilla e flas atë që populli ynë e mendon. Jam rritur me popullin tonë, ai është kodi im i identitetit, ashtu edhe janë vendosur punët në shtet”, tha kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *