NASA i prezantoi pjesëmarrësit e programit për zbritje në Hënë

Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) natën e kaluar zbuloi emrat e 18 astronautëve të zgjedhur për të marrë pjesë në përgatitjen e programit për uljen në hënë si pjesë e projektit “Artemida”.

Gjysma e kandidatëve të zgjedhur të këtij grupi elitar janë gra, njëra prej tyre do të jetë gruaja e parë që shkel në hënë.

Emrat e astronautëve u njoftuan nga zëvendëspresidenti Majk Pens në fund të takimit të fundit të Këshillit Kombëtar të Hapësirës të SHBA, të cilin ai kryeson. Takimi u zhvillua në Qendrën Hapësinore Kenedi në Florida, nën një nga tre raketat “Saturn-5”, me të cilat astronautët amerikanë janë lëshuar në Hënë disa herë si pjesë e programit “Apollo”.

NASA planifikon fluturimi në Hënë të ndodh deri në vitin 2024.

Administratori i NASA-s Xhim Brajdestajn ka thënë se numri i pjesëmarrësve në grupin përgatitor sigurisht që do të rritet. NASA tani punëson gjithsej 47 astronautë.

Disa prej këtij grupi tashmë kanë fluturuar në hapësirë. Dy prej tyre janë Kejt Rubins dhe Viktor Glover të cilët ishin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (MVS). Mosha e shumicës së pjesëmarrësve është nga 30 në 40 vjeç, pjesëmarrësi më i vjetër është 55, i riu 32.

Nga astronautët tjerë janë, Kejll Lindgren, En Meklejn dhe Skot Tingëll, të cilët tashmë kanë qenë stacionin hapësinor ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *