Publicisti i njohur kosovar kërkon të mbahen 3 palë zgjedhje në 2021-ën -Vula.Info

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike Agon Maliqi ka propozuar që Presidenti të zgjidhet nga vota e popullit, raporton Vula.Info

Maliqi ka thënë se sistemi aktual politik do të prodhojë kriza institucionale sa herë që do të provohet  zgjedhja e presidentit.

Sipas tij duhet të bëhen ndryshime kushtetuese që Shefi i Shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

“A munden bile me u pajtu për një ndryshim kushtetues që presidenti të zgjedhet me votë? S’po funksionon ky sistem ku zgjedhja e presidentit çdo herë shkakton krizë institucionale. Të shkojmë gjatë vitit 2021 në “reset” me tri palë zgjedhjesh: parlamentare, presidenciale e lokale.

Ish-presidenti Hashim Thaçi në një intervistë kishte thënë se do të kandidonte sërish nëse Presidenti zgjedhet me vota të popullit dhe jo nga Kuvendi.

“Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim. E se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjedhet nga qytetarët, pra do të rikandidoj dhe do të zgjedhem përsëri, kësaj radhe me votën e popullit, jam i bindur për këtë”, ishte shprehur Thaçi.

Kosova aktualisht ka ushtrues detyre të Presidentit, pasi një muaj më herët, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë për tu përballur me akuzat për krime lufte.

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë një marrëveshje për presidentin e ri që duhet të zgjedhet brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Nëse nuk ka një marrëveshje për presidentin e ri, vendi pashmangshëm shkon në zgjedhje të reja parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *