Shtetasve të britanisë nga 1 janari u ndalohet hyrja në BE

Turistëve britanikë do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian për shkak të masave aktuale kufizuese të vendosura për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Komisioni Evropian ka njoftuar se Britania e Madhe nuk do të përjashtohet nga masat kufizuese, raporton “Guardian”.
Vetëm disa vende me një normë të ulët të infeksionit me koronavirus janë përjashtuar nga rregullat që ndalojnë hyrjen e personave në BE dhe në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA).
Britanikët mund të udhëtojnë vetëm deri në fund të periudhës së tranzicionit Brexit, e cila zgjat deri më 31 dhjetor.