Ekaterina Zaharieva: Mosrespektimi i Marrëveshjes solli shtyrjen e bisedimeve për anëtarësim me Shkupin

Faktor vendimtar të cilin e përdori Qeveria bullgare për vendimin që të refuzojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE është mospasja e “garancive për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale”, deklaroi ministria bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

“Bullgari dëshiron të pranohet e vërteta historike. Kjo nuk ishte problem për Maqedoninë e Veriut kur e nënshkroi marrëveshjen – historia e përbashkët që do të na bashkojë, e jo të na ndajë. Ky është qëllimi. Ne nuk themi “Këto personalitete janë vetëm tonat”, por “Këto personalitete janë të përbashkëta”. Ky është të menduarit modern i të dyja vendeve, veçanërisht nëse dëshirojnë të jenë bashkë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zaharieva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *