Nënkryetari i Prishtinës: Janë rreth 9 mijë e 800 aplikime për ndihmë financiare

Aplikimi i qytetarëve për ndihmë në sanimin e gjendjes ndaj koronavirusit tregon gjendjen jo të mirë të popullatës në këtë periudhë kohore, ku 17.300 persona janë të infektuar, jo vetëm aktive, por numër i tërësishëm, e ky aplikacion do të vazhdojë edhe në vitin vijues derisa të zhduket tërërsisht koronavirusi.

Kështu deklaroi Muhedin Nushi, nënkryetar i komunës së Prishtinës.

Më tej ai sqaroi se mbi 9800 aplikime “online” janë  bërë për ndihmë, qëllimi është mbrojtja e kësaj shtrese të atakuar më së shumti nga koronavirusi, ndonëse mendojmë se kjo është ndihmë simbolike.

“Kur morëm këtë hap  ishin diku 13000 veta të infektuar, por jemi të gatshëm t’i ndihmojmë edhe bizneseve, medieve, artistëve të pavaraur, etj”, deklaroi Nushi.

Tutje ai shprehu lutjen edhe komunave tjera të bëjnë një hap të tillë, aq sa kanë mundësi.

Ndër të tjera Nushi sqaroi se përfitues do të jenë të gjithë ata që kanë bërë testin PCR edhe në klinikën private, ku nga dje kemi marrë vendim që të gjithë ata që kanë kryer edhe testin serologjik në IKSHPK-së, Qendra të Mjekësisë Familjare, ku 4450 persona janë të identifikuara, nga testi serologjik.

Veç tjerash Nushi bëri të ditur se përfitues do të jenë qytetarë që janë banorë rezident të komunës së Prishtinës.

Ai bëri të qartë se mbi 3200  familje kanë pasur nevojë për ndihmë sociale, ku secili person që ka nevojë për ndihmë, sikundër edhe personat me aftësi të kufizuar, që figurojnë në skemë sociale do të marrin ndihmë shtesë nga 80 euro.

“Megjithë që jemi në dimër jemi të gatshëm të ndihmojmë qytarët që janë në nevojë,  se jemi në gjendje të rëndë”, delkaroi Nushi.

Ai sqaroi se edhe mediet e pavarura, të shkruara e elektronike,  janë të identifikuar për ndihmë, me nga 100 mijë euro, por që ata të formojnë komisionin nga vetë ata dhe të na përcjellin me kritika për aktrivitetet tona.

Tutje ai bëri të njohur faktin se  gjithë kjo ndihmë do të jetë nga të hyrat vetanake, jo nga buxheti i shtetit.

Nushi qartësoi se përfitues do të jenë edhe bizneset e vogla e të mesme me 5 mil. euro, sepse falë kujdesit të qytetarëve të treguar në kryerjen e obligimeve për tatimin ndaj nesh, ndaj ne jemi duke ua kthyer atyre sipas mundësive e nevojave.

Më tej ai shprehu brengosjen edhe për gjendjen pasCOVID-19, që sipas tij duhet të jemi të kujdesshëm edhe shëndetit mendor, që koroonavirusi po shkakton problem edhe të kësaj natyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *