Tensione në rastin “Monstra”, a do të nis gjykimi nga e para?

Situat tensionuese në senacën gjyqësore për rastin “Monstra”.

Naser Raufi dhe dy avokatë të tjerë kanë lëshuar seancën gjyqësore, transmeton Alsat.

Arsyeja për këtë është vendimi gjyqësor që të akuzuarin Haki Aziri t`i caktohet avokat sipas detyrës zyrtare, sepse avokati i tij Asmir Alispahiç ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta.

Gjykata theksoi se avokati Alispahiç nuk është paraqitur në seanca gjyqësore tash e 40 ditë.

Vendimi i tij për izolim është deri me 18 dhjetor ndërsa seanca e radhës është caktuar për me 15 dhjetor.

Nëse brenda katër ditëve nuk mbahet seancë gjyqësore, do të skadojë afati prej 60 ditëve pa mbajtur seancë gjyqësore, pas çka rasti “Monstra” do të duhet të nis nga fillimi pas thuajse 9 muajve gjykim.

Pas largimit të avokatëve, gjykata ka dhënë pauzë për të vendosur nëse do të caktojnë avokat sipas detyrës zyrtare për Azirin , ose gjykimi të nis nga e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *