Shërbimi intelegjencës malazeze: Abazoviç kërcënohet nga një klan mafioz rajonal,mendohet se janë shqiptarë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, është vënë nën mbrojtje speciale nga policia sepse dyshohet se është nën shënjestrën e një grupi të fuqishëm mafioz në vend.

Këtë e bën të ditur gazeta më e madhe nga Mali i zi “Vijesti”, sipas të cilës, pesë pononjës policie janë të ngarkuar të shoqërojnë udhëheqësin e Lëvizjes Qytetare URA, i cili është emëruar Zëvendës Kryeministër për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë. Një burim nga “Vijesti” pretendon se Abazoviçit iu dha siguria bazuar në mendimin e shërbimit sekret malazez ANB.

Drejtoria e Policisë malazeze njoftoi se do të merrte masa të gjera për të përcaktuar nëse siguria e atij politikani kishte në plan të rrezikonte një nga krerët e klanit mafioz nga rajoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *