Britania e madhe dhe Bashkimi Europian vazhdojn bisedimet

presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri britanik, Boris Johnson ranë dakord për të vazhduar me bisedimet tregtare pas Brexitit, pa marë parasysh se kishin vendosur afati kohor më parë.

“Ne patëm një telefonatë të dobishme këtë mëngjes. Ne diskutuam temat kryesore të pazgjidhura”, pohuan 2 palët në një fellarat të perbashkët.

“Megjithë rraskapitjen pas pothuajse një viti negociatash, pavarësisht nga fakti se afatet kanë kaluar pa pushim, ne mendojmë se është përgjegjësi të vazhdojmë më tej”, thanë udhëheqësit e 2 palëve.

Në fillim të kësaj jave, Johnson dhe Von der Leyen caktuan një afat për të dielën që të vendosin nëse do të braktisnin negociatat ose t’i vazhdonin ato. Më 31 dhjetor, Britania e Madhe përfundon daljen e saj nga blloku, dhe nuk do të jetë më e detyruar të ndjekë rregullat e tregtisë së BE-së.

Nëse 2 palët nuk bien dakort tregtia mes dy palëve do vazhdon sipas rregullave të miratuara nga Organizata Botërore e Tregëtis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *