Mbi 1.6 milionë vdekje në të gjithë botën nga Corona virusi

Nga pasojat e Kovid-19 në botë deri tani jetën e kanë humbur 1.613,235 persona, tregojnë të dhënat e faqes së specializuar “Uorldmeters”.

Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 72 milionë, ose saktësisht 72,187,865 deri më tani.

Aktualisht ka rreth 20 milionë raste aktive në të gjithë botën, dhe 50.4 milionë njerëz janë shëruar që nga fillimi i epidemisë.

Numri më i lartë i njerëzve të infektuar, 16 milionë, është ende në Shtetet e Bashkuara, i cili renditet i pari në numrin e viktimave me 300,000 vdekje.

India është në vendin e dytë me numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të kovid-19 me 9.8 milionë të infektuar dhe 143,000 të vdekur, dhe në vendin e tretë është Brazili me 6.8 milionë të infektuar dhe 181,000 të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *