RMV prentendon ta vaksinojë 70% të popullatës

Pritët që 70% të popullsisë në vend pritet të marrin vaksinën kundër Corona virusit gjatë vitit të ardhshëm. Ministria e shëndetsisë njoftojnë se kanë siguruar doza të mjaftueshme të këtij lloji të vaksinës aq sa është e nevojshme të arrihet imuniteti i përgjithshëm i popullatës ndaj korona virusit. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se vaksina është e sigurt dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të bien pre e dezinformatave.

Vaksinat janë zhvilluar në përputhje me protokollet dhe procedurat e sigurisë që kompanitë e vaksinave kanë përdorur për vite me radhë. Nuk ka vend për asnjë fije dyshimi për këtë. Falë vaksinave, shumë sëmundje të tilla si shytat, poliomieliti dhe fruthi janë çrrënjosur në botë”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Për zbatimin e vaksinimit anti-kovid do të shfrytëzohen qendrat e deritanishme të Shtëpive të shëndetit ku praktikohen edhe vaksinat kundër gripit sezonal si dhe spitalet e qyteteve. Prioritet do të kenë personeli mjekësor, kategoritë e rrezikuara shëndetësore, të moshuarit dhe fëmijët”-thonë nga Komiteti për Imunizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *