Supergol i Manajt me Barcelonën B, i jep fitoren në derbi! – Vula.info

Rey Manaj po kalon një moment të mirë në Spanjë me Barcelonën B. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, realizoi një gol shumë të bukur në derbin ndaj Espanyol B. Goli spektakolar i realizuar nga Manaj në minutën e 80-të rezultoi deçiziv edhe për Barcelonën B pasi i dha fitoren skuadrës blaugrana që u ngjit në vendin e 7-të të grupit 3 në Segunda Division B. Për Rey Manajn ky ishte goli i 5-të që realizon për Barcelonën B. Futbollisti i kombëtares shqiptare shpreson të vijojë me paraqitjet e mira për të bërë një hap më cilësor në merkaton e janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *