Qeveria e Maqedonisë i pranon masat e reja, restorantet do të punojnë deri në ora 18:00

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilat vendoset që nga 18 dhjetori deri më 21 janar, objektet hotelierike të punojnë deri në ora 18:00.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, në konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se masat kufizuese janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për restorantet, tubimet publike dhe rekomandime për bashkësitë fetare.

Kjo masë e ka emrin “Festo përgjegjshëm” me të cilat pritet të parandalohet rritja e numrit të rasteve të reja gjatë vitit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *