Aksion antidrogë, arrestohet i afërmi i zv/ministrit

Policia ka arrestuar tre persona, një shtetas nga Maqedonia e Veriut, një nga Shqipëria dhe një tjetër nga Kosova. Të gjithë dyshohen për veprën tregti ilegale më lëndë narkotike. I arrestuari nga Maqedonia e Veriut është një 22 vjeçar nga Shkupi me inicialet T.S, për të cilin burime të Alsat brenda policisë tregojnë se bëhet fjalë për familjarin e zëvendësministrit të Brendshëm, N.B dhe njëkohësisht vëllain e sigurimit tij personal me inicialet S.S.

Të pyetur nëse informacionet janë të sakta, cilat janë hapat e ndërmarrë nga policia dhe përgjegjësia e mundshme morale dhe penale e njeriut të dytë të policisë, nga MPB deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Në kumtesën e policisë, për të dyshuarin T.S shkruhet se si fillim i është shmangur policisë por është kapur në flagrancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *