Covid-19 “zhduk” gripin sezonal numër shum më i ulët në krahasim me vitet e kaluara

Pas shpalljes së pandemisë, gripi sezonal doli “jashtë loje”. Shumë qytetarë gjatë kësaj kohe, voruset po i kurojnë në kushte shtëpiake pa u paraqitur në institucionet shëndetësore. Mbase edhe nga frika që të mos infektohen me Covid-19, meqenëse simptomat janë shumë të ngjashme, dallon vetëm disa simptoma parimore, thonë Infektologët. Nga Instituti për Shëndet Publik raportojnë se sivjet numri i të prekurve nga gripi sezonal është shum më i ulët në krahasim me vitet e kaluara ka një ulje prej 60%.

Instituti i shëndetit publik:

“Në sezonin 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve të regjistruar është 259 pacientë apo 12,5 në 100 mijë banorë. Kjo tregon se nga gripi sezonal janë sëmurë 60,6% më pak se sa viti i kaluar”

Nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup thonë se kujdesi i qytetarëve për shëndetin e tyre ka bërë që të ulen edhe shifrat e gripit sezonal. Konsumimi i vitaminave dhe mineraleve të nevojshme gjatë kësaj stine ka mbajtur larg virozat, por ka ndikuar edhe gatishmëria e personelit mjekësor deklaroi z.Besim Koka.

Viti i kaluar kalendarik sipas ISHP-së shënoi 433 raste të gripit sezonal apo 21 pacientë në 100 mijë banorë. Krahasimi për 10 sezonet tjera dimërore për 37% është ulur numri i të prekurve nga gripi sezonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *