Shqipëtarja që mori vaksinën anti-Covid, tregon eksperiencën e saj

Mjekja me origjinë shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara, Irida Molla, ka folur rreth eksperiencës së saj të vaksinimit ndaj Covid-19.

Ajo gjithashtu tregoi se nuk e ka kaluar virusin ndaj edhe e ka bërë vaksinën. Citon ajo:

“Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor. Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi. Jo asnjë efekt. Këto janë raportuar në vaksinën e Pfizer si elemente minimale, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam. Janë dy doza, në 3 javë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë, ka lënë dhe impresion të thellë. Jemi përpara një drite në fund të tunelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *