Trump: Pas sulmeve kibernetike në USA fshihet Kina

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se pas sulmeve kibernetike ndaj shumë institucioneve të vendit mund të fshihet Kina. Në një postim nga llogaria në Twitter, Trump vuri në dukje se ndaj tij është bërë një informim i plotë rreth sulmeve kibernetike të kryera ndaj institucioneve zyrtare.

Duke vënë në dukje se çdo gjë është nën kontroll, Trump tha: “Rusia, Rusia, Rusia. Ky është tregimi kryesor kur ndodh ndonjë gjë, sepse mediat kryesore në shumicën e rasteve për arsye financiare (mundet) kanë frikë të diskutojnë mundësinë se mund të jetë Kina (pas sulmeve)”.

“Sulmi kibernetik është në të vërtetë shumë më i madh se në median e lajmeve të rreme”, tha Trump.

Në fundjavën e kaluar, Departamentet e Thesarit, Tregtisë dhe të Sigurisë së Brendshme si dhe disa institucione të tjera qeveritare u përballën me sulme kibernetike, ndërkohë që u pretendua se pas këtyre sulmeve qëndron qeveria ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *