Qëllohet për vdekje një gazetar afgan

Një gazetar afgan është qëlluar për vdekje në një pritë makine në provincën qendrore Ghor të Afganistanit.

Ky është profesionisti i pestë nga media që u vra në vend brenda një periudhe dymujore, shkruan Reuters.

Emri i të ndjerit 28 vjeçar ishte Bismellah Adel Aimaq – kryeredaktor i stacionit të radios Sada-e-Ghor (Zëri i Ghor).

Deri më tani asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *